Policia italiane ka sekuestruar në brigjet e saj një tjetër gomone me 500 kg marijuanë të trafikuar nga Shqipëria.
Grupi i trafikantëve u identifikua në brigjet e zonës së quajtur “Cala Corvino”, në afërsi të komunës së Monopolit në Bari, teksa trasportonin ngarkesën me drogë, nga gomonia në brendësi të dy furgonëve.
Sapo kanë nuhatur praninë e policisë, dy drejtuesit e furgonëve si dhe dy skafistët janë larguar përmes rrugës tokësore së bashku me automjetet e tyre, duke braktisur dhe ngarkesën e drogës.
Ajo u sekuestrua dhe sipas policisë italiane, po të dilte në treg do të kapte vlerën e rreth 2 milionë eurove.
Sipas autoriteteve italiane, mjeti lundrues i nisur Shqipëria ishte i pajisur me 2 motorë të fuqishëm, jashtë bordit.





