18 mars 2014– Gazeta prestigjoze italiane “Shekulli XIX” në një artikull të saj investigon lumin e eurove falso, që hynë në tregun italian. Nga investigimi rezulton se çmimi për blerje me pakicë të prerjes 20 euro është 10 euro, ndërsa për prerjen 50 euro çmimi shkon në 25-30 euro. Ka pak interes për fallsifikuesit të prodhojnë dhe hedhin në treg prerje të vogla prej 5 apo 10 eurosh. Preja 20 eurosh në Itali njëlloj si edhe në vendet e tjera të BE-së mbetet më e preferuara për t’u fallsifikuar dhe hedhur në qarkullim.
Nga të dhënat e Bankës së Italisë rezulton se në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2013 janë kapur dhe hequr nga qarkullimi 69 895 copë kartmonedha euro të falsifikuara, numër ky 10% më i lartë se gjashtë mujori i parë i vitit 2013. Përkatësisht prerjet 20 euroshe përbëjnë 43,5% të totalit, prerjet 50 euroshe përbëjnë 23,5% të totalit, ndërsa prerjet 100 euroshe shkojnë në 17,8% të totalit, pjesa që mbetet janë prerje dhjetëshe dhe pesëshe.
Përdoruesit fundor të këtyre eurove falso në shumicën e rasteve janë shtetas italianë, ndërsa “grosistët” janë shqiptarë dhe më pak romë kryesisht nga pjesa jugore e rajoneve të Piemontit dhe Padanias.
Shqiptarët shumë rrallë janë prodhues të këtyre eurove. Në shumicën e rasteve, veçanërisht eurot fallso të cilësisë së lartë prodhohen në Iran, Bullgari apo Rumani, ndwrsa vetëm dy raste janw provuara si prodhime greke. Në rastin e eurove rumune dhe bullgare besohet se spiunë pensionistë apo edhe segmente të devijuara të shërbimeve sekrete lokale janë pas aktiviteteve të tilla.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





