VJENE, 26 shkurt 2013 – Katër persona janë plagosur nga armët e zjarrit, në një konflikt fizik që ka përfshirë shqiptarët dhe turqtë në lagjen Ottakring, në kryqendrën austriake. 

Policia ka regjistruar rastin, duke theksuar se konflikti ka ndodhur për shkak të konkurrencës midis dy grupeve në biznesin e klubeve të natës dhe klubeve erotike. Në mesin e të plagosurve janë dy turq, një serb dhe një person tjetër me identitet të pazbardhur. Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke theksuar se ajo ka ndarë turmën që po përlesheshin vetëm përmes të shtënave me armë në ajër. 

Policia ka konfiskuar në vendin e ngjarjes 8 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm (9 mm dhe 7,62 mm). Policia ka marrë në pyetje 15 persona për të zbardhur rastin, ndër ta edhe 8 shtetas nga Kosova.