Kryeminisitri Edi Rama prezantoi ditën e sotme arritjet që ka bërë qeveria në shërbimet online për qytetarët dhe bizneset, teksa bëri edhe premtimet e rradhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi se në vendin tonë ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj, ndërsa ironizoi të papunët shqiptarë, duke thënë se duan punë duke qëndruar në kafe.
“Ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri.”– tha Rama





