25 prill 2015 – Partia opozitare LSDM ka publikuar një bisedë tjetër telefonike me përmbajtje skandaloze, ku sipas kësaj partie dëgjohet ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska duke ofenduar rëndë shqiptarët dhe funksionarët e BDI-së.
Në këtë bisedë, Jankullovska, i quan zyrtarët shqiptarë në qeveri si ‘fis i egër’ dhe ‘indianë’, teksa shpreh nervozizmin e saj nga komunikimi me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi lidhur me zbatimin e një marrëveshjeje.
Prej disa kohësh partia opozitare në Maqedoni po publikon përgjime mes zyrtarëve të lartë të vendit, ku situata politike nuk është aspak e qetë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





