Sot shqiptarët humbën të vetmin zë të fuqishëm që i kishte ngelur në Kongresin Amerikan dhe që ishte njëkohësisht kryetar i Komitetit Mardhënieve me Jashtë në Kongres, Eliot Engel. Sot ishin primairet për përfaqsuesit në Kongres brenda Partisë Demokratike në rajonin Bronx dhe Westchester County New York dhe Kongresmeni Eliot Engel humbi karshi kandidatit tjeter demokrat Jamaal Bowman, i cili fitoi me 63 përqind.
Në Bronx & Westchester County jeton komuniteti më i madh shqiptar në Amerikë, të cilët kanë pasur peshë në zgjedhjen e Eliot Engel. Në zgjedhjet sot, shumë shqiptarë të kësaj zone kanë ndërruar mendje.
Kongresmeni Engel ka bërë një punë të jashtëzakonëshme dhe në mënyrë të vazhdueshme për çështjen e Kosovës prej 30 vjetësh që nga viti 1989 së bashku me Bob Doll, Tom Lantosh në sjelljen e çështjes së Kosovës në Kongres, pastaj me kërkesat për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga serbët, me pas për gjenocidin Serb në Kosove dhe deri te çlirimi i Kosovës dhe krijimi i shtetit të Kosovës. Nē të gjitha këto ngjarje Kongresmeni Engel ka pasur rol dhe një peshë të rëndësishme.
Shqiptarët humbën sot një aleat të fortë dhe nje zë të fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Kongres dhe një mik të mirë, shkruan Ilir Demalia.





