Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e së dielës më 22 shtator, 2 shqiptarë pasi akuzohen për prodhim dhe mbajtje të lëndës narkotike.
Mediat efqinje raportojnë se shqiptarët janë të moshës 27 dhe 36 vjeç.
Denoncimin në polici e ka bërë pronari i një ferme, i cili nuk jetonte aty aktualisht, por që shqiptarët në mënyrë ilegale i kishin zënë bodrumin dhe e shfrytëzonin për prodhimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia italiane u gjet dhe sekuestruan mbi 6 kilogramë marijuanë, pajisje për peshimin e drogës, materiale të ndryshme për prodhimin dhe kultivimin e marijuanës (gjenerator, pompë, lopatë), mjete të ndryshme për tharje dhe paketim dhe një celular.





