27korrik 2015 – Policia italiane arrestoi 4 shqiptarë, pasi u sekuestroi në total 1.6 kg kokainë dhe 40 mijë euro. Arrestimet u kryen në dy operacione të ndryshme. Sipas lapsi.al, në Padova u kapën në makinë “Peugeot 308” Mentor Mata 42 vjeç dhe Bledian Hoxha 29 vjeç. Atyre policia u gjeti në makinë 0.5 kg kokainë dhe 40 mijë euro. Ata u dekonspiruan nga një qytetar që i kishte parë ta fshihnin drogën në makinë. Në Itali ata rezultojnë pa leje qëndrimi. Ndërsa në Genova u arrestuan dy emigrantë të tjerë, të moshave 23 dhe 38 vjeç. Në makinë policia u gjeti 1.1 kg kokainë. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë.