Policia italiane ka sekuestruar 11.5 kg heroinë gjatë një operacioni antidrogë dhe ka arrestuar tre persona, mes të cilëve dy shqiptarë.
Sipas medieve italiane, ata janë Elio Jançe 38 vjeç dhe Orge Tusha 40 vjeç. Kurse personi i tretë i arrestuar është italiani Alessandro Bonaventura 38 vjeç.
Policia kishte marrë informacion për sasinë e konsiderueshme të drogës që po transportohej dhe kishte ngritur postbllok në autostradë mes Foggia-s dhe San Severo-s. Makina raportohet se ishte në pronësi të Orge Tushës, brenda së cilës ishte fshehur edhe heroina.





