Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar ditën e mërkurë nga policia italiane në Asti, pasi u kapën me 6 kilogramë kokainë në makinë.
Mediet italiane shkruajnë se shqiptarët janë A.L. 26 vjeç dhe P.A. 27 vjeç për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Forcat policore i kanë pikasur si të dyshuar gjatë kohës që ishin duke ecur me një makinë me targa franceze.
26-vjeçari A.L. gjatë momentit të kontrollit ka shfaqur nervozizëm dhe nuk ka justifikuar arsyen pse ishte në qytet, ndërsa 27-vjeçari P.A. dha disa justifikime jo bindëse në lidhje me praninë e tij në të njëjtën makinë me A.L.
Për këtë rasye, policia i ushtroi një kontroll më të imtësishëm të makinës, nga ku arritën të gjejnë 6 kilogramë kokainë të paketuar dhe me mbishkrimin “ASTI”, e cila ishte destinuar të shitej në disa qendra dhe sheshe qytetesh.





