Policia italiane arrestoi dy shqiptarë në Perugia, pasi u kapën me lëndë narkotike. Dy të rinjtë, 27 dhe 26 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, e shpërndanin drogën në një stacion kryesor hekurudhor të qytetit. 

Karabineria mbajti nën vëzhgim të rinjtë, deri në arrestimin e tyre dhe më pas u dërguan në paraburgim nën akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane. Karabinerët arritën që të sekuestrojnë 16 gram kokainë dhe 4 telefona celularë, të përdorura për të rregulluar takime me klientët. 

Pasi ka përfunduar seanca gjyqësore e shpejtë, një gjyqtar urdhëroi mbajtën e tyre në burg për 8 muaj dhe pas përfundimit të dënimit, dëbimin e tyre përfundimtar nga territori italian. Po ashtu, të rinjtë duhet që të paguajnë 3000 euro dëmshpërblim te autoritetet.