21shtator 2015 – Dy shqiptarë u arrestuan sot nga policia Italiane për trafik droge. Hendri Kapllani, 28 vjeç dhe Ervin Gerbaj, 34 vjeç, u zbuluan me 3 kg heroinë, në banesën ku jetonin, në Torre Chianca, në rajonin e Pulias.

Policia tha se droga ka një vlerë prej 15 mijë eurosh. Po hetohet veprimtaria e plotë e dy shqiptarëve në rrjetin e heroinës në Itali.

/portali DurresLajm/