26 maj 2015 – “Daily Star” shkruan se shqiptarët filluan ta bombardonin fituesin e Eurovizionit, 28-vjeçarin Mans Zelmerlow, me kërcënime për vdekje dhe fyerje, duke thënë se kishte injoruar vendin e tyre. E gjithë kjo ka ndodhur pas publikimit të fotos në të cilën këngëtari qëndronte i shtrirë mbi flamurin shqiptar.

“Nëse do të kisha afër, do të kisha vrarë’’, shkruan një shqiptar në komentin e fotos, ndërsa një tjetër shkruan “Vafsh në djall”.

Më tej një tjetër shqiptar shkruan: “Nuk e di nëse është me qëllim apo jo, por flamuri në këmbët tuaja tregon mungesë respekti, shumë njerëz kanë derdhur gjak për atë flamur”.

Pas shumë komenteve të ngjashme, këngëtari suedez ka fshirë foton nga profili zyrtar në “Instagram”.

Ndërsa për kërcënimet me vdekje ndaj 28-vjeçarit, sipas “Daily Star”, policia suedeze ka nisur hetimet.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/