Shoqëria Civile ka organizuar një protestë paqësore ditën e sotme para SPAK. Me pankarta në duar, ata kërkojnë të zbardhen disa nga ngjarjet dhe për nxitjen e institucioneve të drejtësisë.
“Kush e pengon votën e diasporës në Shqipëri?” “Kush ia fali detin Greqisë?” “Kur do shkojnë para drejtësisë hajdutët e inceneratorëve”?
Këto janë disa nga pankartat që mbajnë në duar disa prej protestuesve
“Protestë paqësore, e demokratike që tu japi shtyse organeve të drejtësisë që të ndëshkojnë të gjithë elementët që kanë vjedhur, vrarë dhe kanë bërë korrupsione të rënda në sferen politke, ekonomike të vendit tonë. Në protestën e sotme do të lexohet vetëm një deklaratë nga kryetari i unionit të shoqërisë civile drejtuar Kuvendt, SPAK-ut dhe organizmave ndërkombëtarë këtu”– tha nje prej tyre.