53.5% e shqiptarëve mendojnë se data e zgjedhjeve të 30 qershorit duhet të shtyhet, kjo referuar situatës aktuale politike.

38.4% e shqiptarëve nuk janë dakord që data e zgjedhjeve të shtyhet. Ndërsa 8.1% janë përgjigjur “nuk e di”. Këto shifra kanë dalë nga sondazhi i IPR Marketing.

Shqiptarët mendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës nuk do të ishin të vlefshme dhe të ligjshme. Janë 60.6% e shqiptarëve që ndajnë këtë mendim.

Ndërsa vetëm 33.4% mendojnë se zgjedhjet do të ishin të vlefshme edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. 5.9% kanë thënë se nuk e dinë.

Po ashtu 47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën.

38.6% thonë se janë mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhje, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës. Ndërsa 14 % thonë se nuk e dinë.