Një bandë krimi e organizuar, e cila përdorte pjesën e fshehur të makinës së tyre të tipit “Bentley” për të fshehur kokainën e kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar, janë dënuar të gjithë së bashku nga Gjykata e Blackfriars Crown me më shumë se 100 vite burg.
Florentino Gonzales, 48 vjeç, me “Bentley-n” e tij kaloi nga Belgjika për në Mbretërinë e Bashkuar dhe i ra nga një park nëntokësor në Marlin Apartamente, Southwark, për t’u takuar me trafikantët e drogës dhe të bënte shkëmbimin me para.
Ai dhe pesë të tjerë ishin dënuar në mars për trafikim droge, pas një hetimi të “NCA” dhe OCP (Partneriteti i Policëve ndaj Krimit të Organizuar).
Më 5 shtator 2016, grupi ka qenë nën vëzhgim të oficerëve të ZMK, në kohën kur Gonzales parkoi “Bentley-n” e tij dhe u takua me Armand Cunin, 39 vjeç dhe Edvin Abazin, 31 vjeç.
Gonzales, i dorëzoi atë ditë shqiptarëve, mbi 30 kilogramë kokainë para se të nisej në hotelin “Britannia International”, në Canary Wharf.
Operacioni i vëzhgimit ndaj apartamentit të shqiptarëve zgjati gjatë 24 orëve të ardhshme dhe zyrtarët vunë re 2 shkëmbime të veçanta në parkingun e ndërtesës, midis Abazit e Cunit dhe Bajram Elezit, 34 vjeç dhe dhe Jelton Ceras, 26 vjeç.
Elezi dhe Cera u arrestuan nga oficerët e policisë, ndërkohë që e braktisën makinën që kishte brenda 18 kg kokainë.
Më 6 shtator, policët gjetën edhe 12 kilogramë kokainë të fshehur pas kontrabufesë në kuzhinën e banesës të marrë me qira nga Cuni dhe Abazi. Të dy u vunë nën arrest menjëherë pas kësaj.
30 kg e kokainës së sekuestruar kishte një vlerë prej 1 milion £ dhe një vlerë potenciale të rrugës prej rreth 3.6 milion £.
Gonzales u arrestua në hotelin e tij dhe oficerët i konfiskuan telefonat celularë, një sasi të vogël parash të thata dhe “Bentley-n” e tij.
Makina u kontrollua nga një specialist i forcave kufitare, i cili zbuloi kokainën dhe paratë e fshehura në pjesën e sipërme të tij të ndërtuar posaçërisht për atë punë.
Shtatë pakot e parave në prerje të ndryshme kishin një vlerë prej 250.000 £.
Të dhënat nga “Eurotunnel” treguan se “Bentley” e kishte përshkruar rrugën për në Britani të Madhe rreth 13 herë gjatë 2016-ës.
Në një nga këto udhëtime në gusht të vitit 2016, Gonzales i dorëzoi kokainë Saimir Byberit, 30 vjeç.
Oficerët panë më vonë Byberin duke i dorëzuar një çantë udhëtimi të zezë 26-vjeçarit, Kamrul Khan, në Canary Wharf.
Zyrtarët bënë të mundur gjithashtu arrestimin e Khan dhe i gjetën në çantën e udhëtimit 5 kg kokainë. Gjithashtu në apartamentin e tij në Road Estate, Londrën Lindore u gjet 880 gr kokainë, 200 gr heroinë dhe para të thata.
Më 29 shtator 2016 në Gjykatën Kingston Crown, Khan u deklarua fajtor për posedim të drogës së klasit A barnave me synimin e shpërndarjes. Ai u dënua me 7 vite burg.
Byberi u arrestua pranë shtëpisë së tij në Bedford dhe më 18 dhjetor 2016 ai u vetëdeklarua fajtor së bashku me Cunin dhe Ceran me akuzat e furnizimit të drogës në Gjykatën e Blackfriars Croën.
Elezi u shpall fajtor më 17 mars 2017 sëbashku me Gonzales dhe Abazin pas një gjykimi 5-javor.
Anëtarët e bandës u dënuan sot me:
Florentino Gonzalez– u dënua me 24 vite burg
Armand Cuni– u dënua me 22 vite burg
Edvin Abazi– u dënua me 21 vite burg
Saimir Byberi– u dënua me 15 vite burg
Jelton Cera– u dënua me 12 vite burg
Bajram Elezi– u dënua me 8 vite burg
“Gonzales dhe bashkëpunëtorët e tij ishin trafikantë profesionistë droge, që kanë luajtur një rol vendimtar në furnizimin e një rrjeti shitësish kokaine me bazë në Londër.
Fshehja e ndërtuar posaçërisht në “Bentley-n” e tij, mund të mbante deri në 60 kg kokainë dhe është përdorur për të transportuar të hollat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë Britanisë së Madhe.
Duke thyer hallkat e këtij rrjeti, kemi parandaluar një sasi të konsiderueshme droge të klasit A të arrijë në rrugët e Londrës, shitja e së cilës do të kishte shkuar për financime të tjera kriminale.
Ne do të vazhdojmë të hetojmë për t’i sjellë këta persona përpara drejtësisë”, tha Andy Tickner nga Partneriteti i Krimit të Organizuar./tvklan.al





