10shtator 2015 – Policia greke arrestoi sot në Athinë 4 shqiptarë të përfshirë në trafik droge dhe prostitucion. Ata janë të moshës nga 21 deri 31 vjeç. Njëri prej të arrestuarve, 21 vjeç akuzohet se kishte mashtruar përmes Facebook-ut një 24–vjeçare nga Shqipëria, për ta shfrytëzuar më pas si prostitutë në Greqi.
Ata e kishin detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me një klient, për 200 euro. Gjatë kontrollit në apartamentin e tyre në qendër të Athinës, shqiptarëve iu sekuestruan 162 kg marijuanë, 8.570 euro, një peshore precizioni, 9 celularë dhe një automjet.
Ndërsa 24 – vjeçares iu ofrua asistenca që parashikohet me ligji për viktimat e prostitucionit. /tvklan/