Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka treguar edhe një herë mbënështetjen e Amerikës për vendin tonë.

Ajo ka shpërndarë në Tëitter meszazhin e Borrellit, përfaqësuesit të lartë të BE për politikë të jashtme nga takimi i djeshëm me kryeministrin Rama.

Borrell flet për angazhimin e BE-së në rrugën e integrimit të Shqipërisë.

Diplomatja amerikane shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përparimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.

“Më vjen mirë të shoh Shqipërinë që ec përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme,” shkruan Yuri Kim.