12 gusht 2015 –  Në fshatin Zhovtneve (Karakurt) të rajonit Bolgrad në Odesa të Ukrainës shqiptarët, që jetojnë këtu, do të mësojnë gjuhën e tyre amtare qysh në bankat e shkollës. Kjo u bë e ditur në një takim të komisionit të përhershëm për çështjet e arsimit, kulturës, sportit, trashëgimisë historike dhe politikës rinore e këshillit të rajonit. Për studimet në Shqipëri u vendos të dërgohet mësuesja e shkollës së fshatit Natalia Kirçeva. Në Shqipëri Kirçeva do të bëjë kurse tremujore, pas mbarimit të të cilëve mësuesja do të mundet të japë në mënyrë fakultative gjuhën shqipe në Karakurt. Gjithashtu, më 1 shtator 2015 do të vijë në shkollën vendore literatura e nevojshme për mësimin e gjuhës shqipe, njofton portali ukrainas “Bessarabia INFORM”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/