Policia greke ka njoftuar se ka dhënë urdhër për ndalimin e grumbullimit të shtetasve shqiptarë të njoftuar nëpër rrjetet sociale se do të zhvillohet në zonën Alimo të Athinës.

Në njoftimin e drejtorisë së policisë se Atikës jug-perëndimore thuhet: Ndalohet organizmi i takimit dhe grumbullimit e cila është njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale për në datën 15-12-2024 në orën 19.00 në rrugën “Koris” në lagjen Alimo nga shtetasit shqiptarë”.

Përflitet në rrjetet sociale për një takim të shtetasve shqiptarë ku do të hidhen me gjasa parulla patriotike shqiptare, do të përdoren flamuj shqiptarë dhe me gjasa do të ketë edhe thirrje antigreke.

Këto veprime nuk kanë një arsye formale si në rastin e festës  kombëtare së pavarësisë më 28 nëntor, ndaj vlerësohet se do të nxisin edhe reagimet negative të qytetarëve vendas, sidomos të ekstremistëve, ndaj janë marrë masat që jo vetëm të ndalohet ky grumbullim, por edhe të procedohen rreptë edhe pjesëmarrësit në të.