GREQI, 7 korrik 2013 – Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të Dhomokos, në Greqi, mes 3 të dënuarve shqiptarë dhe 3 pakistanezëve. 

Mësohet se të dënuarit u përleshën me thika të improvizuara në krahun E2 të burgut, derisa ndërhynë rojet e tij. 

Për pasojë 3 pakistanezët janë plagosur rëndë, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë. 

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lamias, ndërsa i treti më lehtë, në qendrën shëndetësore të Dhomokos.