Kreu i PL, Ilir Meta shprehet se beteja e opozitë pas zgjedhjeve të 14 majit do të jetë ekonomia dhe shpopullimi, pasi shqiptarët po vuajnë largimin e fëmijëve të tyre.
Meta në ‘Facebook’ shkruan se shqiptarët po vuajnë dhe rritjen e kostos së jetesës për shkak të korrupsionit të Bandës së Rilindjes.
Sakaq shton se ndryshimi më 14 maj do të jetë i pandalshëm dhe fitore për të gjithë shqiptarët.
Postimi i plotë:
Beteja jonë është për ekonominë dhe kundër shpopullimit. Kjo nuk është një betejë vetëm për opozitarët, por për të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë shqiptarët sot vuajnë largimin e fëmijëve të tyre dhe rritjen e kostos së jetesës për shkak të korrupsionit të Bandës së Rilindjes.
Prandaj Ndryshimi është domosdoshmëri, prandaj Ndryshimi është i pandalshëm dhe fitorja në 14 Maj do të jetë fitorja e të gjithë qytetarëve.