16 maj 2015 –Qindra shqiptarë kanë protestuar sot në solidarizim me Kumanovën me moton kundër terrorit maqedonas ndaj vendbanimit shqiptar. Protesta nisi rreth orës 14.00 para Pallatit të OKB-së në Gjenevë , ku qindra protestues mbanin parulla dhe flamuj kombëtar.
Në përfundim të protestës paqësore, ata i dorëzuan një letër OKB-së në Gjenevë, duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon, që të marrë masa urgjente për të ndaluar dhunën dhe terrorin e ushtruar nga forcat maqedonase mbi popullsinë shqiptare.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/