DURRËS, 2 nëntor 2014–  Me qindra tifozë shqiptare, rreth 500 tifoze që jetojnë në vende të ndryshme të Europës u mblodhën para Selisë së UEFA-s, në Nion të Zvicrës për të protestuar për vendimin e paprecedent të dhënë nga  Komisioni i Disiplinës pranë qeverisë europiane të futbollit, që I dha fitoren në tavolinë Serbisë. Mbështetës të shumtë të kombëtares, të veshur me ngjyrat kuqezi dhe duke valëvitur flamurin shquptar iu përgjigjen njëzëri ftesës për të mbrojtur në mënyrë paqësore dinjitetin e një kombi, që më shumë se nga sjellja raciste e palës serbe, u nëncmua nga vendimi që mori komisioni i disiplinës të këtij institucioni. Kjo nismë e tifozëve kuqezi kërkon të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për një vendim të padrejtë të dhënë nga UEFA, që mbylli sytë dhe veshët para dhunës dhe diskriminimit të palës serbe, në një sfidë që tjekaloi kufinjtë e një ndeshjeje futbolli. Në pritje të gjykimit të cështjes në Apelin e Uefa-s e eventualisht në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ishte me rëndësi madhore sensibilizimi i opinionit në lidhje më të vërtetën, e po ashtu që zëri Shqiptar të dëgjohet edhe nga vetë Uefa, që të paktën në këto institucione vendimi të merret në bazë të provave, i pandikuar nga ndëryrjet me karakter politik, që vetëm e prishin imazhin e qeverisë së futbollit europian.