Itali, 26 maj 2014 – Të premten, më 23 maj, në Burgun e San Remos gjatë kohës së ajrimit ndodhi sherri i rradhës midis të burgosurve. Në kohën, kur të burgosurit po ktheheshin nëpër qeli, disa të burgosur arabë nga vendet e Magrebit u përleshën me disa të burgosur shqiptarë. Njëri prej arabëve, një tunizian u përpoq të mbrohej nga sulmi i shqiptarëve duke u fshehur prapa një gardiani. Kur shqiptarët panë, që gardiani po mbronte me trupin e vet tunizianin, nuk ngurruan ta godisnin disa herë me grushta në fytyrë vetë gardianin.
Sipas mjekëve plagët e marra nga gardiani, kryesisht hematoma në fytyrë mbi syrin e majtë, priten të shërohen brenda 20 ditëve. Drejtoria e burgut mori masa ndëshkuese sipas rregullores për grupin e shqiptarëve pjesëmarrës në sherr. Për ironi të fatit, gardiani u rrah pikërisht ditën e festës së policisë së burgjeve.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





