Të gjitha partitë kanë shpallur ambicien e tyre për të dalë forcë e parë në zgjedhje.

Kryeministri Rama ka kërkuar 71 mandate për PS-në, për të mbajtur e vetme timonin e qeverisë.

Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë? Sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, 35.5% e votuesve kanë bindjen se asnjë nga partitë nuk merr dot më shumë se 70 mandate, 27% mendojnë për PS-në, 7.8% për PD-në, asnjë për LSI-në, ndërsa 29.7 janë shprehur se nuk e dinë.

Pyetja: A mundet një parti të fitojë më shumë se 70 mandate në zgjedhje?

Anjë parti-35.5%

PS-27%

PD-7.8%

LSI-0%

Nuk e di-29.7%