Një 40-vjeçare është përdhunuar në grup në Bologna, nga një grup shqiptarësh, rumunësh dhe italianësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatën e së enjtës, duke gdhirë e premtja. Sipas dëshmisë së rumunes në polici, sapo ajo doli nga një bar, iu afrua një makinë me 5 persona brenda. Njëri prej tyre, të cilin ajo e njihte, e kishte detyruar me zor që të hipte në makinë. Më pas mjeti ishte drejtuar në një ofiçinë të vjetër, ku ndodhi edhe përdhunimi.
Gruaja rrëfen, se pasi e kërcënuan dhe dhunuan fizikisht, 5 burrat abuzuan me të deri në mëngjes. Rumunia, të cilën e kishin mbyllur me çelës brenda ofiçinës, kishte arritur të gjente celularin të cilin ia kishin fshehur dhe telefonoi të dashurin e saj për t’i kërkuar ndihmë dhe më pas policinë, raporton La Repubblica.
Policia sekuestroi kamerat e sigurisë dhe mori në pyetje pronarin e ofiçinës. Ky i fundit hodhi poshtë akuzën e përdhunimit, ndërsa tha se raporti seksual nuk kishte ndodhur me forcë. Më tej ai shtoi, se e mbylli 40-vjeçaren brenda, pasi donte të flinte dhe refuzonte të dilte.





