Policia italiane e qytetit të Livornos ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët janë kapur me 39 kg drogë në total, 37 kg heroinë e 2 kg kokainë.

Ilirjan Luku 32 vjeç e Rezart Sula 27 vjeç u arrestuan pas sinjalizimit të banorëve të një pallati, të cilët njoftuan policinë për praninë e personave të dyshuar si hajdutë që mund të vidhnin në kantinat e banesave të tyre.

Luku dhe Sula po përpiqeshin të transportonin disa qese të mëdha plastike në momentin që pikasën policinë. Ata u përpoqën të arratisen, por pa mundur të shpëtojnë.

Nga kontrolli në makinën e tyre që gjendej në bodrumin e pallatit u gjet 22,4 kg heroinë dhe një sasi tjetër prej 12,6 kg. Ata kishin të paketuara në qese të vogla edhe 2 kg kokainë dhe 2 kg heroinë, gati për shitje.

Sipas policisë italiane, vlera e drogës së sekuestruar kap vlerën e gjysmë milion eurove.