8 shtator 2015 – Shqiptarët renditen në vendin e tretë për personat me kombësi të huaj që vuajnë dënimin në burgjet italiane.
Ministria Italiane e Drejtësisë ka publikuar statistikat e fundit me të dhëna të përditësuara deri më 31 gusht 2015, sipas të cilave 52 389 persona vuajnë dënimin e shkeljes së ligjit në burgjet italiane, ku 17304 prej tyre janë të huaj.
Pas rumunëve dhe marokenëve që mbajnë vendet e para në listë, në Itali janë 2370 shqiptarë të arrestuar, mes të cilëve 21 janë femra e 2349 meshkuj.
I. Rumania (16.7 %) 2894 të burgosur; 2680 meshkuj dhe 214 femra
II. Maroku (16.2 %) 2803 të burgosur; 2772 meshkuj dhe 31 femra
III. Shqipëria (13.7 %) 2370 të burgosur; 2349 meshkuj dhe 21 femra
Motivet kryesore të vuajtjes së dënimit për të burgosurit e huaj janë trafikimi i lëndës narkotike, prostitucioni, grabitja e krimi në familje.
Statistikat e plota mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Minsitrisë Italiane të Drejtësisë duke klikuar këtu: Ministero della Giustizia
/S.L. portali DurresLajm/