Trupi i pa jetë i një 52-vjeçari shqiptar në gjendje dekompozimi është gjetur në banesën e tij në komunën Palombara Sabina në provincën e Romës.
Trupi i shqiptarit është gjetur i varur me një litar në fyt i lidhur në tavanin e drunjtë të banesës së tij në qendër të qytezës.
Ka qenë era e rëndë që prej disa ditësh shqetësonte banorët e zonës të cilët kanë iu afruan baneses, dhe te dritarja panë skenën e tmerrshme.
Shqiptari banonte i vetëm dhe fqinjët e përshkruan si një njeri të sjellshëm, mjaft punëtor e i rezervuar.
Hetimet e para zbardhin se vdekja e shqiptarit mund të ketë ndodhur rreth 10 ditë më parë.
Në banesën e tij janë gjetur të ngjitura në mur copa letrash të shkruara në italisht e shqip drejtuar Zotit, të tilla si, “Ne vijmë nga Zoti dhe do të kthehemi te Zoti”, “Unë shkoj te Perëndia ime”.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.





