Shqiptari 13-vjeçar, Reshat Mati, po vlerësohet një supertalent në sportet luftarake.
Mati, që është me origjinë nga Maqedonia e jeton në SHBA, është aq i avancuar në të gjitha disiplinat ku ai stërvitet dhe lufton, saqë praktikisht llogaritet i pamposhtur.
Është kampion i të rinjve në boks në SHBA në kategorinë e tij, dhe mund të jetë edhe më i mirë në “muay thai”, kiboks apo mundje.
Numrin e madh të fitoreve ai e ka arritur me nofkën “Ariu shqiptar”, një nofkë, me të cilën ai shpreson të frikësojë edhe më tepër kundërshtarët e tij në vitet e ardhshme.