9 janar 2015 – Serxhio Seitaj, vetëm 21 vjeç ndërroi jetë në Spitalin e Lenjanos (Legnano). I ndjeri u aksidentua rëndë të dielën më 4 janar në tunelin e qytezës së Induno Olanas ( 50 km larg Milanos). Makina Golf e Serxhioz, ku ishin dhe 2 mikesha të tija të plagosura lehtë, u përplas me makinën Peugeot të një italiani nga Vareze. Italiani humbi drejtimin e mjetit, sepse pati një atak kardiak.
Serxhio për 5 ditë luftoi me vdekjen, por megjithë përpjekjet e ekipit mjekësor ndërroi jetë mëngjesin e së premtes më 9 janar 2015.
Serxhio la në pikëllim të thellë familjarët, miqtë e shokët shqiptarë dhe italianë. Vdekja e Serxhios ishte veçanërisht e rëndë për shoqen e tij nga Vareze, Xhulja Pishotan (Giulia Pisciotta).
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah/





