Një shqiptar 28-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Termoli të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një aksidenti me makinë para mesnatës të dielën e 19 korrikut.

Sipas medieve italiane, shqiptari u përplas nga një makinë tip Volkswagen Tiguan, teksa po kalonte rrugën në këmbë.

Përplasja ka qenë e fortë saqë shqiptari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Shoferi i makinës ka deklaruar përpara policëve se nuk e kishte parë shqiptarin të kalonte.

Autoritetet dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jetë bërë pagjumësia e shoferit, por edhe shpejtësia e lartë. Gjithashtu pritet që atij t’i bëhet një test alkooli për të vërtetuar nëse ka qenë apo jo i pirë në timon.