Një aksident që përfundoi me plagosjen e dy personave, mes tyre një shqiptar, ndodhi mbrëmjen e së premtes në Piacenza të Italisë. 

Mediet italiane raportojnë se të plagosurit janë një 28-vjeçar shqiptar dhe një italian 52-vjeçar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 28-vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte me një “Fiat Stilo” ka humbur kontrollin e makinës duke dalë në korsinë e kundërt në hyrje të Carpaneto-s. Në këtë moment është përplasur ballë për ballë me një “Benz” që drejtohej nga italiani 52-vjeçar.

Ata u dërguan me urgjencë në spital dhe fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.