Një kufomë është gjetur rastësisht mëngjesin e së dielës në pyjet e Eupilio-s, mbi liqenin Segrino, në Como, teksa disa djem gërmonin për të pastruar sipërfaqen e pyllëzuar.
Sot, kufoma është identifikuar dhe i përket një shqiptari, 39 vjeç, Besnik Metaj, me precedentë të mëparshëm në Itali, raportojnë mediet italiane.
Sipas rezultateve të autopsisë, vdekja e shqiptarit ka ndodhur rreth një muaj më parë. Dhe është shkaktuar nga dy goditje me armë zjarri në kokë nga një distancë e afërt.





