8 qershor 2015 – Një shtetas shqiptar në Teramo të Italisë që abuzonte seksualisht prej vitesh me vajzën e tij të mitur, është arrestuar nga policia italiane.

Abuzimi seksual me dhunë kishte filluar në vitin 2007, kur vajza ishte vetëm 11 vjeç, dhe ka vazhduar deri në moshën 18-vjeçare, derisa vetë vajza vendosi të denoncojë babanë e saj në polici.

Gjatë dëshmisë tronditëse, vajza tha se ishte detyruar për vite me radhë që të kryente akte seksuale me babanë e saj dhe se ai e kërcënonte me vdekje.

Tashmë 44-vjeçari shqiptar që akuzohet për sulme dhe abuzime seksuale, do të gjykohet në Gjykatën e Teramos, nga gjyqtari Giovanni De Rensis.

Ndërsa, vajza është marrë nën mbrojtje nga strukturat përkatëse të shërbimeve sociale.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/