Një histori e rëndë abuzimi është zbuluar nga autoritetet greke, ku një shqiptar 58-vjeçar ka abuzuar seksualisht për 4 vite me një të mitur 10-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Peramas, ku ai u vu në pranga.

Bëhet me dije se 10-vjeçarja është vajza e bashkëjetueses së tij, e cila është abuzuar seksualisht vazhdimisht nga 58-vjeçari.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë publik, ndërsa autoritetet greke janë duke hetuar edhe një rast tjetër ku dyshohet të jetë i përfshirë 58-vjeçari.

Sipas të dhënave, vite më parë kur shqiptari ishte në një lidhje me një grua, dyshohet të ketë abuzuar seksualisht edhe me fëmijën e mitur të bashkëjetueses së parë në zonën e Pireut.

Vijojnë hetimet pë zbardhjen e dy ngjarjeve.