E trishtë në Greqi. Një 27-vjeçare, me profesion edukatore, ka humbur jetën në një aksident, dy ditë para dasmës së saj.

Ngjarja ndodhi në Selanik.

Siç raportojnë mediat greke, mbrëmjen e së enjtes së kaluar, dhe teksa e reja po kthehej nga festa e beqarisë e dasmës, e cila ishte caktuar për të shtunë, më 27 gusht, një motor që drejtohej nga një i ri shqiptar e ka tërhequr zvarrë. Pas përplasjes i riu u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Vajza u trajtua në spitalin e qytetit dhe i është nënshtruar edhe operacionit. Fatkeqësisht, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

20-vjeçari u arrestua pak kohë më vonë.