4 qershor 2015 – Lorenc Hoxha, një 27-vjeçar shqiptar, u arrestua nga policia në Newcastle të Anglisë, në spitalin ku do të operohej në kokë. Ai vuante nga tumori dhe do t’i nënshtrohej operacionit në një spital të qytetit anglez. Por, policia vendase e ka ndaluar, duke e çuar në qeli, pasi i kanë konstatuar parregullsi në lejen e qëndrimit. Sipas BBC, spitali “Newcastle’s Royal Victoria Infirmary” ka njoftuar se trajtimi nuk përbënte urgjencë. Avokati i Lorenc Hoxhës ka thënë se “klienti i tij u mor direkt nga spitali për t’u çuar në qelitë e policisë, i veshur me pizhama dhe pandofla”.

Operacioni që duhej të kryhej të martën është shtyrë, ndërsa mjekët kanë thënë se nuk ishte urgjent, edhe pse tumori ndodhet në kokë.