Një shqiptar është arratisur mëngjesin e të hënës nga Burgu Bujqësor Tirintha në rajonin e Argolis në Greqi.

Media greke “argolikeseidhseis.gr”, raporton se shqiptari i moshës rreth 35 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka shmangur rojet e sigurisë dhe është larguar në këmbë në drejtim të paditur.

Shqiptari biond rreth 1.75 cm i gjatë, kishte veshur pantallona blu dhe një bluzë të zezë. Të burgosurit në Burgun Bujqësor Tirintha u jepet mundësia të punojnë si bujq në fermat e burgut për të ulur dënimin e tyre.

Pas arratisjes së 35-vjeçarit, policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.