18 dhjetor 2014 –  Karabinierët e Milanos arrestuan në zonën e Peskjerës (Peschiera), një shqiptar 36-vjeçar dhe një rumune 44-vjeçare. Çifti po udhëtonte me makinë dhe nuk ndali para një postblloku të karabinierisë. Pas një ndjekjeje të shkurtër, karabinierët arritën të bllokojnë makinën AUD! A2 të çiftit shqiptaro-rumun.

 Gjatë kontrollit të banesës së rumunes u gjetën 18 pako me drogë, me peshë totale 9,7 kg heroinë e pastër. Shqiptari dhe rumunia nuk kanë  precedentë penalë. Pas arrestimit, ata u dërguan në dhomat e paraburgimit të karabinierisë në Milano.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/