Itali, 2 korrik 2014 – Në 18 maj 2014, një shtetas nga Senegali, i quajtur Moussa Seck, u vra nga katër shqiptarë gjatë një sherri në rrugë, në Torino. Për këtë vrasje u arrestuan: Altin Arapi i quajtur Capi, i datëlindjes 1980, Klaudio Rroshi i datëlindjes 1979 dhe Elis Sula, i datëlindjes 1990.
Këtë fundjavë, po për pjesëmarrje në këtë vrasje u arrestua dhe Paolo Avduli, 21 vjeç, i lindur në Elbasan. Për Paolo Avdulin, kjo nuk është hera e parë, që futet në telashe. Ai në vitin 2012 u aksidentua bashkë me dy shokë të vet afër fshatit Mirakë, ndërsa ngiste makinën me shpejtësi mbi normat e lejuara.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





