Luksemburg, 9 qershor 2014 – Një shqiptar i dyshuar si mafioz është dënuar me 3 vjet burg dhe me 5 500 euro gjobë në Luksemburg. 

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” bën me dije se shqiptari 27 vjeç, me inicialet Q.B. nga Shqipëria, i cili në vitin 2009 rezultonte si azilkërkues në një qendër strehimore në Nuechateau të Luksemburgut, është dënuar me tre vjet burg dhe me gjobë prej 5.500 €. 

Shqiptari dhe i vëllai i tij kohët e fundit ranë në sy për veshjet, makinat dhe jetën luksoze që bënin në Luksemburg. Pas hetimeve që kryen, policia zbulon se shqiptari ishte kthyer në grabitës me dhunë. 

Rezuloi se në vitin 2010, shqiptari ishte përfshirë dhe në një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike. 

Duke provuar këto vepra penale, gjykata e Neufchâteau e dënoi të riun shqiptar me 3 vjet dhe me gjobë prej 5.500 €. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/