Itali, 19 qershor 2014 –  Xhuzepe Manxheruka (Giuseppe Mangeruca), nip i bosit të famshëm të Ndrangetës, Kostandino Manxheruka (Costandino Mangeruca) ishte pronar i një ndërmarrje, që prodhonte parafabrikate metalike në provincën e Milanos.

Ai së bashku me shqiptarin Gjok Gecajn, 37 vjeç dhe njw tjetwr italian i terrorizonin punëtorët, që kërkonin rritje page apo që aksidentoheshin në punë dhe përpiqeshin të denonconin aksidentin.

Kërcënimet ishin të tipit “Do të mbys me duart e mia”, “Do të bëj copa copa”, “Do të tw dërgoj në fshatin nga ke ardhur” etj. Një punëtor të aksidentuar Gjoka e kërcënoi, që nëse do hapte gojën do ta vriste atë dhe fëmijët, sepse ia dinte, ku e kishte shtëpinë.

Bosi Manxheruka dhe shqiptari Gecaj përfunduan në Gjykatën e Milanos me akuza të rënda si grabitje, zhvatje në bashkëpunim, kanosje etj.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/