Një shqiptar që akuzohet për grabitjen e një biznesi të njohur në Londër nuk ka pranuar fajin.
Sipas asaj që raportojnë mediet, 22-vjeçari shqiptar Daniel Muka u paraqit në gjykatë në akuzat në lidhje me vjedhjen e “Diamonds Internacional”, dhe vrasjen në tentativë të dy policëve.
Ngjarja ka ndodhur më5 tetor, kur i riushqiptar ka plaçkitur biznesin dhe ka tentuar që të vrasë edhe dy policë gjatë arrestimit. Ai iu drejtua policëve me pistoletë, por fatmirësisht arma nuk ndezi.
Noel Bianco dhe Jason Grima paraqitën akuzat për shqiptarin, por ky i fundit ka refuzuar që të pranojë fajësinë. Gjykata ka urdhëruar që akuzat për Muçen të shqyrtohen më tej.





