Një shqiptar 25-vjeçar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur në kampin e azilkërkuesve në Gjermani, në Knittlingen.
I akuzuari është nga Kosova dhe tashmë i është refuzuar kërkesa për azil për shkak se ai e ka pranuar të ketë bërë seks me një 12-vjeçare, e cila ishte vajza e mikut të tij, shkruan një gazetë gjermane, transmeton Klan Kosova.
Incidenti thuhet të ketë ndodhur natën e 2 apo 3 nëntorit të vitit të kaluar. Sipas aktakuzës, i dyshuari e ka mik babanë e vajzës me të cilën ka bërë seks. Azilkërkuesi nga Kosova, fillimisht i kishte kërkuar vajzës seks oral ndërsa më pas kanë përfunduar në akt seksual. Ai më parë e kishte thirrur vajzën në dhomën e tij, dhe pretendon se nuk e dinte që ajo ishte nën 18 vjeç.
Sipas tij, ajo e kishte gënjyer për moshën e saj dhe thotë se ishte vetë vajza që i kishte dhënë numrin e telefonit dhe i kishte kërkuar të takoheshin.