Një vjedhje e pazakontë është parandaluar në tentativë nga autoritetet italiane, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.
28-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat, u përpoq të vidhte makinën e plehrave.
Por policia u vu menjëherë në ndjekje. Ngjarja ndodhi në Ragusa dhe patrullat u njoftuan nga punonjësit e mirëmbajtjes, të cilët po punonin ato momente.
Shqiptari sapo kishte kuptuar që autoritetet italiane po e ndiqnin e braktisi automjetin dhe u mundua të arratisej në këmbë, por u kap pas disa minutash.





