Itali, 13 maj 2014 – Një shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik në punë. Ngjarja ndodhi në Piemonte, rreth orës 15.30. Punëtori 35- vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga mediet italaine ndodhej në një kantier ndërtimi, kur ra nga një lartësi prej 10 metrash dhe për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme. 

Shokët e punës ndërhynë për t'i dhënë ndihmën e parë, por përplasja me tokën i kishte shkaktuar dëmtime të shumta në trup. Ambulanca që erdhi me shpejtësi në vendngjarje konfirmoi se shqiptari kishte humbur jetën.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/