Një aksident në punë ka lënë të plagosur rëndë një shqiptar në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Pomezia, në periferi të Romës, këtë të enjte, 29 gusht.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ka qenë duke punuar në një skelë me lartësi prej 7 metrash, kur ka rënë prej saj.
Ende nuk ndihet identiteti i tij, ndërsa mësohet se si pasojë plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë.