2 qershor 2015– Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin turistik Nafplio në Greqi. Një shqiptare 33 vjeçe humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të thikës, qëlluar nga i shoqi. Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe e ka kryer krimin në sy të dy fëmijëve të mitur. Nga mediat greke thuhet se gruaja i kishte kërkuar divorcin, por në fakt humbi jetën. Edhe më herët ajo kishte pasur debate me burrin e burgosur dhe u kishte thënë familjarëve se ai donte t’i merrte fëmijët. Pritet dhënia e identitetit të plotë të autorit dhe viktimës.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”